Dyshimet për neglizhencë nga ana e policëve për rastin e 35-vjeçares, IPK nis hetimet

Aktuale

Dyshimet për neglizhencë nga ana e policëve për rastin e 35-vjeçares, IPK nis hetimet

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 16:02
Inspektorati Policor i Kosovës

Mbrëmë rreth orës 18:00 Hamide Magashi u vra para objektit të Gjinekologjisë në QKUK. I dyshuar për vrasjen e Magashit është ish burri i saj, Sokol Haliti. Ndonëse ajo kishte urdhër mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj, Magashi nuk ka arritur t’i shpëtojë vdekjes. Për vrasjen e 35-vjeçares janë kritikuar institucionet e sigurisë, prej Policisë deri te Ministria e Brendshme.

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka autorizuar një grup hetimor të veçantë të zyrtarëve nga dy departamente operative në IPK-së – Departamenti i Hetimeve dhe Inspektimeve

Zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka tha se ata janë angazhuar për të grumbulluar të dhënat për veprimet apo mosveprimet e zyrtarëve policorë për incidentin në fjalë.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju konfirmojmë se Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar filluar një hetim paraprak dhe ka autorizuar një grup hetimor të veçantë të zyrtarëve nga dy nga  departamentet operative  të IPK-së (Departamenti i Hetimeve dhe Inspektimeve) të cilët janë angazhuar në grumbullimin e të dhënave lidhur me veprimet apo mos veprimet e zyrtarëve policorë në trajtimin e rasteve që lidhen me incidentin në fjalë”, tha Beka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat