Dërgohet në Kuvend Projektligji për kripto-asetet

Aktuale

Dërgohet në Kuvend Projektligji për kripto-asetet

Më: 2 maj 2024 Në ora: 11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, të enjten ka miratuar projektligjin për kripto-asetet.

Anëtarja e komisionit, njëherësh deputete e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se ky projektligj tashmë nuk ka asnjë pengesë për t’u dërguar në Kuvend.

Kusari-Lila tha se nëpërmjet këtij projektligji do të nxitet inovacioni dhe do të krijohen parametra të sigurisë për parandalimin e shpëlarjes së parasë.

“Më në fund është finalizuar nisma e gjashtë deputetëve nënshkrues në draftimin e projektligjit i cili për herë të parë bënë rregullimin e tregtimit dhe posedimit për kripto-asetet. Si një ndër valutat më të reja, jemi munduar që të kemi një draft-ligj që nxit inovacionin dhe investimet por krijon edhe parametrat e sigurisë për parandalimin e shpëlarjes së parasë. Kemi pasur mbështetje edhe nga dy ekspertë të Këshillit të Evropës”, deklaroi ajo.

Kryetari i këtij komisioni, Ferat Shala, tha se nga java e ardhshme do vazhdojnë me raportin e AKP-së, ndërsa Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është hequr nga rendi i ditës për faktin se nuk ka sjell raport dhe është hequr nga rendi i ditës.

Ndërsa, projektligji për regjistrin e pronarëve është shtyrë për mbledhjen e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat