Tahiri: Qeveria e Kurtit ka marrë goditjen më të madhe në vitin e fundit

Aktuale

Tahiri: Qeveria e Kurtit ka marrë goditjen më të madhe në vitin e fundit

Më: 2 maj 2024 Në ora: 12:41
Besnik Tahiri

Shefi i GP të AAK-së Besnik Tahiri, gjatë seancës së Kuvendit ku u fol për shqyrtimin e Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ka thënë se Qeveria e kryeministrit Albin Kurti ka marrë goditjen më të madhe në vitin e fundit.

“Sot në trajtim të kësaj seance po e trajtojmë një raport i cili vjen nga një vend mik, që vjen nga DASH-i një institucion që përgjatë viteve prodhon raporte të ngjashme. Tani çka duhet ti themi sot qytetarëve të Kosovës e çka duhet ti themi anëtarëve të kësaj Qeverie.

Jemi në muajt e fundit të një mandati 4 vjeçar dhe ajo çka mund të them është se Qeveria e kryeministrit Albin Kurti ka marrë goditjen më të madhe në vitin e fundit. Mendësia e një degradimi kurrë nuk mundet me u pa nga ata që janë pjesë e saj.

Madhësia e dështimit e ka emrin autoritarizëm, pra në vend të dritës i tërë kabineti qeveritar është e rrethuar me terrin e arbitraritetin dhe arrogancën për këto tri vite”, ka thënë Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat