Masakra e Studimes, Osmani: Të vërtetën do ta mbrojmë kurdo e kudo

Aktuale

Masakra e Studimes, Osmani: Të vërtetën do ta mbrojmë kurdo e kudo

Më: 2 maj 2024 Në ora: 12:46
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një akademi përkujtimore për Masakrën e 2 majit në fshatin Studime të Vushtrrisë, tha se si shtet dhe si komb ende duhet të përballemi me plagë të hapura e dhimbje të papërballueshme.

Historitë e masakrave në Kosovë janë dëshmi e fuqishme e të drejtës sonë dhe konfirmimit të faktit të njohur botërisht se Kosova ishte viktima e agresionit, teksa Serbia shoviniste ishte agresori, se Serbia kreu krimet, ndërkaq Kosova mbronte vetveten

Osmani tha se këtë të vërtetë do ta mbrojmë kudo e kur do, ngase lufta jone çlirimtare ishte luftë për liri, për mbrojtjen e të drejtës së dinjitetit tonë, për mbrojtjen e shtëpisë sonë njësoj sikur bëri secili dëshmor, hero, secili luftëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me komandantin legjendar Adem Jashari.

Komuna e Vushtrrisë ka organiozuar akademi përkujtimore për masakrën e 2 majit në fshatin Studime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat