Mbesa e ish-ministrit: Djali i Ethem Çekut më kërcënon vazhdimisht

Aktuale

Mbesa e ish-ministrit: Djali i Ethem Çekut më kërcënon vazhdimisht

Më: 2 maj 2024 Në ora: 16:02
Doruntina Çeku, mbesa e ish-ministrit Ethem Çeku

Doruntina Çeku, mbesa e ish-ministrit Ethem Çeku, ka folur për një proces gjyqësor që e ka ngritur ndaj xhaxhallarëve të saj të cilët i akuzon se i kanë vendosur pronën e babait të saj si një hipotekë të një kredie milionëshe që nga viti 2013 deri në vitin 2023.

Ajo ka deklaruar se kanë marrë edhe kërcënime, ajo dhe familja e saj nga të afërmit.

“Familja ime është duke marrë vazhdimisht kërcënime,u  kanë thënë që të largohen nga prona ku babai im ka investuar dhe ku ka punuar. Sepse nuk është e drejtë kjo cka po ndodh, unë kam marrë edhe padi për shpifje që kam vendosur të flasë”.

“Kam marrë kërcënime nga djali i Ethem Çekut, ku i ka thënë familjes sime por për të ma transmetuar mu.’

Ju korri krejve nëse vazhdoni kështu’, tjera e tjera kërcënime janë të tepërta, unë nuk i fshehu se çfarë po ndodh në familjen tonë”, ka thënë Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat