Xani: Kosova të ketë kujdes, çdo gabim e lë jashtë agjendës së Këshillit të Ministrave të KiE

Aktuale

Xani: Kosova të ketë kujdes, çdo gabim e lë jashtë agjendës së Këshillit të Ministrave të KiE

Më: 2 maj 2024 Në ora: 22:44
Visar Xani

Analisti politik Visar Xani ka thirrur për kujdes nga ana e Kosovës, tani kur po afrohet 17 maji kur në Komitetin e Ministrave të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës pritet të votohet për anëtarësimin e saj në këtë organizatë.

Sipas Xanit, Kosova nuk ka kohë për të gabuar pasi që çdo gabim e lë atë jashtë agjendës.

Më tej, ai ka thënë se Kosova në hapin e parafundit për anëtarësim në KiE ka bërë një kompromis të madh si ai i tokave të Manastirit të Deçanit.

“Në hapin e parafundit e kemi bërë një kompromis të madh. Toka e manastirit të Deçanit ka shkuar për votat në Asamble. Suksesi i plotë është nëse arrijmë t’i marrim me 17 maj votat dhe në këtë mënyrë ka kuptim i gjithë procesi. Duhet me pas shumë kujdes sepse nuk kemi kohë dhe mundësi për të gabuar për shkak se çdo gabim na lë jashtë agjendës”, është shprehur ai.

Po ashtu, ai ka konsideruar se Kosova ka marr hapa që ia kanë mundësuar të arrijë deri te hapi final për të qenë pjesë e KiE.

“Ka një progres të jashtëzakonshëm. Ka veprime që ka ndërmarr Kosova të cilat i kanë mundësuar me arrit deri te hapi final dhe votimi në Asamble tregoi që sado kudo Serbia të mobilizohet me lobim suksesi i saj është zero nëse arrin të ketë koordinim të plotë me opozitën e faktorin ndërkombëtar”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat