“Koshi i pistë i plehrave i Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës”, Gashi komenton Kurtin për Asociacion, ja thirrja për Kushtetuesen

Aktuale

“Koshi i pistë i plehrave i Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës”, Gashi komenton Kurtin për Asociacion, ja thirrja për Kushtetuesen

Nga: N.E Më: 17 maj 2024 Në ora: 08:13
Analisti politik Lirim Gashi

Analisti politik Lirim Gashi, ka treguar mendimin e tij për asociacionin dhe si duhet të veprojë qeveria e Kosovës.

Gashi përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se këtë pyetje ia kanë parashtruar nga Tetova, por sipas tij, Kurti i ka future duart e tij të pastra në koshin e pistë të plehrave të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.

Sipas tij, askush nuk mund t'i fusë duart në koshin e pistë të plehrave të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafes dhe t'i mbajë ato të pastra.

“Një mik virtual nga Tetova ma parashtroi para dhjetë minutash saktësisht këtë pyetje : Mirëmbrëma i nderuar!Çfarë mendoni se do të ndodh me Asocacionin? Si duhet të veproj qeveria e Kosovës? Përgjigja ime ishte kjo: Albin Kurti, i ka futur duart e tij të pastra në koshin e pistë të plehrave të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafes që quhet Asociacioni Racist i Komunave Serbe. Dhe të gjithë presin që ai t'i mbajë duart e pastra, gjë që në vetvete është iluzore, cinike, e pasinqertë, e pandershme dhe hipokrite.Sepse askush nuk mund t'i fusë duart në koshin e pistë të plehrave të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafes dhe t'i mbajë ato të pastra. Sepse koshi i plehrave të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafes përbëhet nga një pisllëk multidimensional dhe multidisciplinar", ka shkruar Gashi.

Sipas tij, kushtetuesja duhet të gjejë guximin dhe t’ia japin vulën multietnike Asociacionit Racist të Komunave Serbe dhe të paktën ta përputhin atë me planin e Ahtisarit, i cili nuk parasheh Asociacione një etnike por vetëm Asociacione multietnike.

“A ishte e mundur të trajtohej në një mënyrë shumë më inteligjente dhe kreative kjo trashëgimi e ndyrë dhe e pabesë e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafes ? Sigurisht se po. Si? Duke e zbutur dhe duke e bërë të parrezikshme në mënyrë graduale, diplomatike dhe proaktive dhe duke e sjellë atë në harmoni me kushtetutën tonë, mes tjerash edhe në koordinim të vazhdueshëm me aleatët tanë.

Por kushtetuta jonë drejtohet nga një Gjykatë që në të kaluarën shpesh nuk u tregua miqësore ndaj kombit dhe shtetit të saj, sepse përbëhej nga gjyqtarë kushtetues që kishin një të kaluar problematike.

A do ta marrin sot situatën në kontroll gjyqtarët kushtetues të Gjykatës sonë Kushtetuese dhe a do ta gjejnë guximin që t'ia japin vulën multietnike Asociacionit Racist të Komunave Serbe dhe të paktën ta përputhin atë me planin e Ahtisarit, i cili nuk parasheh Asociacione një etnike por vetëm Asociacione multietnike?

Kjo pyetje vlen një milion euro, por Lirim Gashi qëllimisht nuk do t'i përgjigjet, sepse ende ka pak shpresë se yjet në qiell se shpejti do të rreshtohen në favorin tonë, ashtu siç u rreshtuan në vitin 1999, kur i dhanë urdhër NATO-s ta dëbojë shtetin gjenocidal serb nga Kosova”, ka shtuar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat