Pamje e bukur në Sharr

Alpinizem

Pamje e bukur në Sharr

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 14:18
Pamje e bukur në Sharr

Tani është sezoni i “Hike and Swim” nëpër bjeshkë të Kosovës andaj këtë të diele më 18 qershor duke filluar në orën 07:00 të mëngjesit, “Hikingnjeri” do ta organizojë ecjen e përvjetshme me aventura të bukura në Sharrin jugor dhe liqenin e Shutmanit në Brodin e Dragashit!

“Ecja do të bëhet nëpër bjeshke të Zllipotokut kah ski qendra e Arxhenës. Do te ngjitemi në 2 maje, Majen e Zllipotokut 2293 metra dhe Majen e Mramorit 2298 metra dhe në fund do të ndalemi te liqeni i gjatë i Shutmanit për pushim dhe ndoshta pak not.

Gjatë ecjes do të shohim bjeshkë pa fund duke filluar nga Korabi, Sharri jugor, Radika e Hajredin Pashës, Zllipotoku, Majën e Titos, Majën e Njerit, majet e Vracave etj.

Gjithashtu, do ta përjetojmë fshatin e Brodit, florë dhe faunë me shumicë etj.”, shkruan mes të tjera “Kosova Hiking Trips”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat