Shoferi me gjasë nuk i kishte bërë matjet mirë – momenti kur një kamion me zhavorr përplaset në një mbikalim

Amerika

Shoferi me gjasë nuk i kishte bërë matjet mirë – momenti kur një kamion me zhavorr përplaset në një mbikalim

Më: 2 maj 2024 Në ora: 16:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një kamion që po transportonte zhavorr u përplas në një mbikalim dhe shkaktoi një kaos masiv të mërkurën pasdite, në drejtim të perëndimit pas Van Dyke në Detroit.

Sipas mediave të huaja, kamioni u përplas në mbikalimin, i cili është në 6450 Frontenac Ave.

Përveç kamionit, pas inspektimit, thuhet se nuk ka pasur asnjë dëmtim të dukshëm në urë dhe tanimë trafiku është i hapur mbi dhe nën urë.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ura Frontenac u rindërtua në vitin 2021.

Në momentin e përplasjes, qendra dhe korsitë e djathta ishin bllokuar ndërsa policia dhe reaguesit e tjerë punonin në zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat