Shqiptarët në veri të Kalifornisë: Një komunitet i sukseseve dhe orientimit patriotik

Amerika

Shqiptarët në veri të Kalifornisë: Një komunitet i sukseseve dhe orientimit patriotik

Nga: Natalija Berisha-Mirakaj, Kaliforni Më: 21 korrik 2023 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Komuniteti shqiptar në veri të Kalifornisë më shumicë në Bay Area është një komunitet shqiptar më i vogël se sa ato në shetet tjera në SHBAtë por shumë unik, i përkushtuar jo vetem punës të suksesshme në shumë lami por edhe ruajtjen dhe kultivimin e tradites, gjuhës dhe kultures patriotike shqiptare.

Megjithëse relativisht i vogël në numër, komuniteti i jonë ka një histori të vjetër të imigrimit që daton nga vitet ‘60 me shumicë nga Shqiperia, Malsija kurse tani edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut.

Te veprosh, avancohesh, vlersohesh dhe të jetosh në një vend kaq të bukur ku nuk mungon as dielli, as suksesi dhe as demokracia është me të vertet krenari! Ketu kemi një numer konsiderushëm të inxhinierësh, entreprenorësh, avokatësh, analysta dhe profesionistësh në fushat më të kerkuara, dhe shpesh janë një shembull talenti dhe kontributi të jashtëzakonshëm. Shumë prej tyre punojnë për kompani të mëdha të teknologjisë si Apple, Facebook, Twitter, Netflix, LinkedIn, Salesforce, Airbnb…, të punësuar ka edhe në administrat publike, ne shtetin e Kalifornisë, si per shembull Z. Hasan Berisha, gjeodet i liçencuar, i cili kontribon në planifikim,dizajn, ndertimin e infrastruktures në Departmentin e Transportit te Shtetit të Kalifornisë.

Gjithashtu kem Shqiptarë që janë duke krijuar produkte dhe shërbime inovative me famë botrore.

Ne mburrem me keto suksese që na shërbejn si altitudë per komunitetin dhe udhërrëfim për jetën tonë sot dhe pritëshmerit e nesërme.

Se fundit vehet nje fluks me i shtuar të imigracionit Shqiptarë ku shumica janë të riniët nga Kosova që kan përfituar nga arsimi i lartë në SHBA, duke vazhduar studimet në universitete të njohura si Stanford, UC Berkeley, etj. Këto universitete japin mundësinë për të zhvilluar njohuri në fushën e inxhinierisë, shkencës kompjuterike, matematikës dhe shkencave të tjera të lidhura me teknologjinë.

Me kualifikimet e tyre dhe njohuritë e fituara, keta te rinjë janë sistemuar në kompanitë të San Francisco dhe Silicon Valley, dy vendet më të avuancuara në botë për teknologji dhe inovacion.

Në vazhdimësi, edhe në botën e biznesit, Shqiptarët kanë shfaqur aftësi te madha dhe janë themelues të kompanive, restaurante dhe biznese të suksesshme.

Komuniteti jonë është gjithashtu potriotik dhe të gjithë me deshirë për të ruajtur traditat dhe vlerat shqiptare. Per shembull, në kët verë, është organizua festivali vjetor në San Jose, me donacionet e komunitetit e më nje organizin të shkelqyer te aktivistëve me prejsdhëje nga Malësija e Ulqinit.

Vlen të ceket se ishte nje manifestim ku qfaq lumturia e lart, trashëgimia, kultura dhe suksesi.

Përveç kuzhinës shqiptare, festivali ofroi edhe aktivitete të tjera dhe u shoqërua me muzikë dhe këngë tradicionale, duke krijuar një atmosferë të gëzueshme dhe argëtuese.

Gjithashtu u organizua edhe nje ekspozit të artit, ku të rinjët shqiptarë shfaqën krijimet e tyre unike @shqiptarworld.net

Pjesëmarrësit e festivalit kishin gjithashtu mundësinë të merrnin pjesë në aktivitete sportive edhe lojna te ndryshme.

U reflektua komuniteti si burim krenarije me shpresë që ti vazhdonë përpjekjet për të ruajtur gjuhën, traditat dhe kulturën shqiptare, si dhe suksesin që po arrin rinia jonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat