Boksieri i ri vdes pasi u godit në kokë gjatë meçit! Ai luftonte për vetëm 18.50 dollarë

Boksi

Boksieri i ri vdes pasi u godit në kokë gjatë meçit! Ai luftonte për vetëm 18.50 dollarë

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 16:31
Pamje nga meçi

Boksieri i ri amator brazilian Joao Victor Penha vdiq pasi mori një goditje të rëndë në kokë gjatë një meçi të zhvilluar në Jijoca de Jericoacoara në Brazil.

Momenti fatal ka ndodhur pas 90 sekondave të meçit, kur Penha ka marrë një goditje të fortë në kokë dhe u nokautua.

“Boksieri i ri u ndihmua, për pak kohë i erdhi vetëdija, por shumë shpejt gjendja e tij u përkeqësua dhe u transportua në spital. 

Fatkeqësisht, mjekët mundën të konstatonin vetëm vdekjen e tij”, shkruan media boshnjake “Klix.ba”.

Policia braziliane ka nisur një hetim për rastin.

Vëllai i boksierit të ri zbuloi se fituesi i meçit do të fitonte vetëm 18,50 dollarë dhe humbësi 9,20 dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat