Një i vrarë nga sulmi me raketa në qytetin port

Bota

Një i vrarë nga sulmi me raketa në qytetin port

Nga: A.SH Më: 22 qershor 2022 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Të paktën një person ka vdekur në Mykolaiv si rezultat i një sulmi ajror rus, sipas kryebashkiakut Oleksandr Senkevych.

Sulmi shkaktoi disa zjarre, dëmtoi ndërtesa banimi dhe biznesi në qytetin port.

"Unë vazhdoj të them se është ende e rrezikshme në qytet. Më parë njerëzit dilnin me shumicë, por ata dalin më pak tani," tha zoti Senkevych.

Guvernatori rajonal Vitaliy Kim kishte thënë më herët se shtatë raketa kishin goditur Mykolaiv.

Mbajtësi i grurit Viterra tha se terminali i saj Everi në Mykolaiv ishte në flakë pasi u godit, por se askush nuk ishte vrarë atje.

Reuters nuk mundi të verifikonte menjëherë situatën në Mykolaiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat