Zyrtari amerikan: Nuk ka prova se Rusia do të përdorë armë bërthamore

Bota

Zyrtari amerikan: Nuk ka prova se Rusia do të përdorë armë bërthamore

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 18:41
Foto ilustrim

Një zyrtar i lartë ushtarak amerikan ka thënë se Uashingtoni nuk ka parë asnjë indikacion se Rusia ka vendosur të përdorë armë bërthamore, kimike ose biologjike në Ukrainë.

“Ne ende nuk kemi parë asgjë që të tregojë se rusët kanë marrë një vendim për të përdorur armë bërthamore”, u tha zyrtari gazetarëve, duke shtuar më vonë se e njëjta gjë vlen edhe për armët kimike dhe biologjike.

Vërejtjet vijnë pas paralajmërimeve të përsëritura ruse se Ukraina mund të përdorë një të ashtuquajtur “bombë të pistë”, të cilat kanë ngjallur frikën e një përshkallëzimi nga Moska. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat