Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Bota

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Më: 2 maj 2024 Në ora: 11:23
Qyteti ukrainas Chasiv Yar

Associated Press ka arritur të sigurojë një video ekskluzive të filmuar nga droni, të asaj që ka mbetur nga qyteti Chasiv Yar në rajonin e Donetskut.

Ky qytet është nën sulme të vazhdueshme dhe rusët tentojnë ta marrin nën kontroll.

Pamjet shfaqin Chasiv Yarin – ku fushat e gjelbra dhe malet tani ngjajnë me pamjet apokaliptike.

Masa e shkatërrimit është aq e madhe, sa që nuk ka mbetur pothuajse asgjë në të ngjashëm me Bakhmutin dhe Avdiivkan.

Madje as një objekt nuk ka mbetur pa u shkatërruar qoftë plotësisht apo pjesërisht – e shtëpitë dhe zyrat e qytetit që dikur kishte 12 mijë banorë – tani janë rrënoja.

Më 14 prill, Oleksandr Syrskyi, komandanti i forcave ukrainase pati thënë se Rusia ka përqendruar përpjekjet e saj për ta thyer vijën mbrojtëse të ukrainasve në perëndim të Bakhmutit – me qëllim që ta fut nën kontroll Chasiv Yarin dhe të krijojë kushte më të favorshmer për avancim të mëtutjeshëm në Kramatorsk. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat