Shiste drogë së bashku me djalin e partneres, në pranga 46-vjeçari shqiptar në Itali

Diaspora

Shiste drogë së bashku me djalin e partneres, në pranga 46-vjeçari shqiptar në Itali

Më: 19 prill 2024 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Një shqiptar 46-vjeçar, pronar i një lokali në Viale D’Annunzio, dhe djali i partneres së tij (21-vjeçar dhe italian), u arrestuan në Trieste për trafik droge.

Operacioni u krye nga Policia e Shtetit më 30 mars, por u bë publik vetëm sot nga Komisariati, raportojnë mediat italiane.

Gjatë hetimeve për të luftuar trafikun e drogës, policia kontrolloi bodrumin e shtetasit shqiptar, në Largo Mioni, duke gjetur një pako me gati 700 gramë kokainë. Sasi të vogla janë gjetur edhe në makinën e tij dhe partneres, nënës së 21-vjeçarit italian.

Në shtëpinë e këtij të fundit hetuesit u gjendën përballë një kasaforte të cilës pronari deklaroi se nuk e njihte kodin. E hequr dhe dërguar në selinë e Brigadës së Zjarrfikësve, ajo u hap duke zbuluar një sasi të madhe droge të ndarë në disa mbështjellës, për një total prej rreth 100 gramë kokainë, 240 tableta ekstazi, 90 gramë hashash dhe 225 gramë të tjera ende të papërcaktuara.

Lënda narkotike si dhe gati 3400 euro para të gatshme, u sekuestruan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat