Bloomberg: Turqia ndërpret të gjitha marrëdhëniet tregtare me Izraelin, afro 7 miliardë dollarë në vlerë

Evropë

Bloomberg: Turqia ndërpret të gjitha marrëdhëniet tregtare me Izraelin, afro 7 miliardë dollarë në vlerë

Më: 2 maj 2024 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Turqia po ndalon të gjitha eksportet dhe importet nga Izraeli që nga e enjtja, raporton Bloomberg, duke cituar dy burime të njohura me këtë çështje, pa një njoftim zyrtar deri më tani. Sipas Shërbimit Statistikor Turk, tregtia midis Izraelit dhe Turqisë ishte 6.8 miliardë dollarë në 2023, me 76% që vinte nga eksportet turke.

Muajin e kaluar, Turqia njoftoi se do të kufizonte eksportet në Izrael, duke pretenduar se Tel Avivi refuzoi ta lejonte të hidhte ndihma humanitare në Rripin e Gazës dhe pasi presidenti i saj Recep Tayyip Erdogan u kritikua për mos ndalimin e tregtisë me Izraelin, pas fillimit të luftës.

Ministria turke e Tregtisë njoftoi në atë kohë se do të vendoste kufizime në eksportin e 54 produkteve që mund të përdoren për qëllime ushtarake. Lista përfshinte: hekur, makineri ndërtimi, mermer, makineri për përpunimin e metaleve, plehra kimike, ngjitës, çimento dhe alumin.

Dje Ankaraja njoftoi se do të bashkëpunojë me Afrikën e Jugut dhe do të mbështesë padinë e ngritur kundër Izraelit në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat