PS nuk “fal” as Gianni De Biasin

Futboll

PS nuk “fal” as Gianni De Biasin

Më: 21 prill 2021 Në ora: 12:59
PS nuk “fal” as Gianni De Biasin

Nuk kanë fund çudirat në këtë vend. Pasi i hoqën pasaportën diplomatike, ditën e sotme është zbuluar se nën patronazhimin nga PS ka qenë edhe ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi.

Ky i fundit mbahej nën vëzhgim nga patronzhisti i PS, i cili raportonte në parti rreth teknikut 64 vjeçar. Sa i përket preferencave, De Biasi është vendosur në listën e njerëzve “pa informacion”

Bie në sy që personi që e mbante në “survejim” De Biasin quhet Alban Hoxha. Për korrektesë: deri më tani nuk kemi asnjë informacion që konfirmon se kemi të bëjmë me portierin e Partizanit dhe të Kombëtares shqiptare.

Në listën që po qarkullon tashmë prej ditësh dhe që është shndërruar në një debat kombëtar, figurojnë dhjetëra persona me të njëjtin emër dhe mbiemër me atë të portierit të Partizanit, por edhe duke e njohur natyrën e Albanit, duke thuajse e pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat