Nuk mbajti shiritin për Ukrainën, trajneri i Ajax justifikon kapitenin serb

Futboll

Nuk mbajti shiritin për Ukrainën, trajneri i Ajax justifikon kapitenin serb

Më: 7 mars 2022 Në ora: 21:31
Dusan Tadic.

“No War” e gjen kudo në TV, në çdo kampionat të rëndësishëm. Ajo që po ndodh në Ukrainë e ka sensibilizuar botën mbarë, por jo të gjithën.

Në Serbi ka pasur pankarta pro Rusisë, ndërkohë në Holandë një nisme solidariteti nuk i është bashkuar kapiteni serb i Ajax, Dusan Tadic.

Kapitenët e skuadrave holandeze kishin ndryshuar shiritët, duke i bërë me ngjyrat e flamurit të Ukrainës. Tadic nuk bëri kështu në kampionat dhe vendosi shiritin normal.

Trajneri i tij, Erik Ten Hag, e justifikoi duke deklaruar se Tadic e kishte vendosur shiritin për Ukrainën në ndeshjen e Kupës së Holandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat