Kampioni i Champions League lë Greqinë për Shqipërinë!?

Futboll

Kampioni i Champions League lë Greqinë për Shqipërinë!?

Më: 2 maj 2024 Në ora: 12:52
Anxhelo Sina

Anxhelo Sina u shpall kampion i Champions League për të rinjtë, ku Olympiacos triumfoi 3:0 ndaj Milanit.

Portieri shqiptar ishte titullar në këtë sfidë, teksa “kyçi” portën ndaj kuqezinjve.

Prej kohës Sina ndiqet nga FSHF-ja dhe nga sa mësohet ka pasur kontaktet të vazhdueshme me agjentët e tij për të zgjedhur ngjyrat që do të përfaqësojë.

Siç duket 20-vjeçari nuk ka pasur asnjëherë pikë dyshimi sa i takon fanellës që do të mbajë veshur.

Porteri ka vendosur të përfaqësojë kombëtaren shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Në këtë mënyrë e ardhmja e portës së kombëtares shqiptare do të jetë e sigurtë.

Lojtari kryeqytetas pritet që së shpejti do të pjesë e kombëtares U-21 që në sfidat e ardhshme.

Kështu Shqipëria fiton garën ndaj Greqisë, me këto të fundit që kanë tentuar disa herë për të bindur 20-vjeçarin të zgjedhë grekët, por fatmirësisht "zemra" e tij rreh për ngyrat KUQ e Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat