Gruaja e futbollistit i jep e dehur Ferrarit, përfundon duke e përplasur midis Madridit

Futboll

Gruaja e futbollistit i jep e dehur Ferrarit, përfundon duke e përplasur midis Madridit

Më: 2 maj 2024 Në ora: 22:06
Makina e dëmtuar

Gruaja e futbollistit Diego Sosa, shkaktoi një aksident në një prej rrethrrotullimeve të qytetit të Madridit në mesin e natës të së martës së kaluar. Këtë gjë e ka raportuar vetë shtypi spanjoll këtë të enjte.

Gruaja e futbollistit po drejtonte Ferrarin e këtij të fundit me vlerë rreth 250 mijë euro.

Rezultohet se ajo ka qenë nën efektin e alkoolit.

Pas analizave të kryera tregohet se 50-vjeçarja, ka shfaqur shenja të alkoolizimit në gjak.

Sipas shifrave thuhet se i është gjetur një sasi prej 0.50 mg/l, dyfishi i normës së lejuar në Spanjë.

Thuhet gjithashtu se Sosa ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga aty pasi pa dëmet e shkaktuara ka kontaktuar me kompaninë e sigurimeve për të marrë dëmshpërblimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat