Gennaro Gattuso tregon “futbollin modern”

Futboll

Gennaro Gattuso tregon “futbollin modern”

Më: 16 maj 2024 Në ora: 18:30
Gennaro Gattuso

Humbjet nuk lëndojnë si dikur. Futbolli ka ndryshuar shumë, teknologjia, rrjetet sociale dhe fitimet e mëdha kanë bërë pjesën e tyre.

Kjo duket pas humbjeve ndaj rivalëve të ashpër, sidomos në derbi të mëdhenj, ku përjetimi nuk është më i njëjtë.

Gennaro Gattuso ishte mesfushori më luftarak në futbollin që filloi modernizimin.

Teknika dhe shpejtësia nuk ishin pikat e tij më të forta, por këmbëngulja dhe disiplina taktike që e bënë atë një futbollist vërtet të veçantë.

Legjenda italiane u drejtoi kritika të veçanta futbollistëve të sotëm, të cilët kujdesen shumë më tepër për pamjen dhe postimet në rrjetet sociale sesa për nivelin në fushë.

“Nëse do të humbisja një ndeshje, do të shpërtheja nga zhgënjimi. Sot, kur lojtarët humbasin, bëjnë një selfie dhe e postojnë në internet. Më ka mërzitur”, tha italiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat