Shehi: Me të gjitha skuadrat jemi përballur katër herë

Futboll

Shehi: Me të gjitha skuadrat jemi përballur katër herë

Më: 16 maj 2024 Në ora: 19:06
Orges Shehi

“Final Four” do të ngrejë siparin ditën e enjte me takimin e parë gjysmëfinal Partizani-Skënderbeu.

Më prag të kësaj sfide, trajneri i të kuqve, Orges Shehi ka dhënë një konferencë për shtyp.

Si e shihni ndeshjen me Skënderbeun?

“Me të gjitha skuadrat jemi përballur katër herë.

Me disa skuadra kemi bilanc pozitiv dhe me disa të tjera mund të kemi bilanc negativ.

Unë mendoj që në këtë fazë kushdo skuadër që është mund të ketë pretendimet e veta, gjë e cila e vështirëson shkallën e përqendrimit dhe vlerësimit sepse një ndeshje është.

Në këtë pikë ne do ta vlerësojmë Skënderbeun si skuadër që është renditur e katërta, që ka objektivat e veta dhe është një skuadër që ne kërkojmë ta mundim për të shkuar në finale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat