Kastrioti me fitore të madhe ndaj Prishtinës! Besa pa problem, Trepça dhe Vushtrria me pikë të plota

Hendboll

Kastrioti me fitore të madhe ndaj Prishtinës! Besa pa problem, Trepça dhe Vushtrria me pikë të plota

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 23:03
Kastrioti me fitore të madhe ndaj Prishtinës! Besa pa problem, Trepça dhe Vushtrria me pikë të plota

Ndonëse vlerësohej favorite, Prishtina ka mbetur pa pikë në ndeshjen e së mërkurës në Ferizaj. Prishtinën e mposhti Kastrioti vendas me rezultatin 41:39.

Ferizajasit kanë bërë përmbysje të rezultatit në pjesën e dytë për fitoren më të madhe të këtij edicioni të Superligës së hendbollistëve. Ndeshja i takoi javës së 12-të.

Pjesën e parë Prishtina e fitoi me një gol dallim, 19:18. Edhe pjesa e parë ishte e barabartë, por Prishtina shkoi në pushim me një gol epërsi. Në pjesën e dytë Prishtina startoi fuqishëm, ndërsa krijoi epërsi deri në gjashtë gola (28:22, 29:23). Por Kastrioti nuk u dorëzua.

Ngadalë afroi rezultatin dhe në minutën e 49-të e barazoi në 31:31. Më pas u luajt për secilin gol, ndërsa Kastrioti në disa raste kishte dy gola epërsi. Në fund rezultati ishte 41:39 në të mirë të ferizajasve.

F. Mustafa ishte më efikasi te Kastrioti me 11 gola. Te Prishtina, L. Shabani e A. Bajqinovci realizuan nga 8 gola. Kastrioti është i katërti me 14 pikë kurse Prishtina mbetet e dyta me 20 pikë. Tani Besa Famgas ka katër pikë më shumë në vend të parë.

Besa Famgas pa telashe fitoi ndaj Drenicës në Drenas. Ndërkohë Trepça e mposhti Vëllaznimin në Gjakovë (22:20) dhe Vushtrria fitoi në Podujevë ndaj Llapit (33:30).

Llapi – Vushtrria 30:33 (13:15)

Llapi: Mani, Bogujevci, Havolli, Hoxha 12, Hasani 4, Beshiri 2, E. Bogujevci, Muqiqi 4, Bajrami, Ademi 4, E. Havolli 3, A. Mani.
Vushtrria: Pllana, F. Jashari 7, Karaqa, Sadiku, Emini, Musa 6, Mejzini 5, Tahiri 1, Miftari 6, Ibishi, Selaci, Mehmeti, Fazliu, Hyseni, A. Mehmeti, M. Jashari 7.

Kastrioti – Prishtina 41:39 (18:19)

Kastrioti: D. Dugolli, Hajdini, Tafarshiku, Bega, A. Dugolli 6, Selmani 1, Bislimi 6, Rudari 8, Mustafa 11, Bytyqi 7, Brahimi 1, Qerimi 1.
Prishtina: Beqiraj, Agushi, Kuleta, Quni, Visoka, Ademi, Ramadani 7, Gjuka 3, Shabani 8, Abazi 4, Bajqinovci 8, Syla 4, Beshiri 5.

Drenica – BesaFamgas 18:46 (9:25)
Drenica: Baliu 4, Binaku 3, Muqolli, Geci, Dubovci 1, Sahiti 3, Mehmeti 5, Hamza, Batatina 2.
Besa Famgas: Mehmeti, Thaqi, Tafilaj 8, Y. Muqolli 6, Visoka 6, Ramosaj 2, J. Muqolli 6, Mushkolaj 10, Idrizi 6, Vokshi 2, Luzha.

Vëllaznimi – Trepça 20:22 (12:11)
Vëllaznimi: Pozhegu, Leka 2, Spahija 1, Rexha, Luzha 1, Rama 2, Halili, Hoxha, Mamusha 1, Kusari 2, Lluka 8, Dukaj 3, Shyti, Curri.
Trepça: Buqinca, B. Terziqi, Sejdijaj 1, Shabani 3, Cimili 3, Maxhera 1, K. Terziqi 4, Fejzullahu 1, R. Shabani 1, Abazgjiku 6, Klinaku 2, Abrashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat