Kujdes, mos u emociononi shumë për festa, mjekët tregojnë se pse mund të pësoni atak

Këshilla mjekësore

Kujdes, mos u emociononi shumë për festa, mjekët tregojnë se pse mund të pësoni atak

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

Krishtlindjet janë ajo periudha më e bukur e vitit. Njerëzit mblidhen me të afërmit e tyre, shkëmbejnë dhurata dhe festojnë. Meqë është kohë festash, njerëzit hanë më shumë, pinë duhan dhe alkool, takohen me njerëz dhe ndihen tepër të emocionuar.

Por kjo gjë sipas ekspertëve është pak me rrezik pasi duke abuzuar me ushqimin, pijet e kombinuar me stresin si dhe duke përjetuar emocione të mëdha rrit gjasat për ndonjë atak kardiak.

Ekspertët kanë publikuar një studim në revistën mjekësore britanike, ku tregojnë se në prag Krishtlindjesh, shanset për atak kardiak rriten me rreth 37%, sidomos për të moshuarit dhe ata që vuajnë nga problemet me zemrën. Studimi sigurisht u bazua në raportimet e njerëzve, të cilët kanë treguar për raste sulmesh në zemër gjatë Krishtlindjeve.

Megjithatë, ekspertët thonë se duhen bërë edhe kërkime të tjera, teksa këshillojnë njerëzit të ruajnë qetësinë dhe të emocionohen më shumë seç duhet, sidomos të moshuarit, ata që vuajnë nga diabeti dhe ata që kanë probleme të ndryshme me zemrën/ Metro/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat