Milorad Arlovin thotë se ju ndalua vizita në Kosovë

Lajme

Milorad Arlovin thotë se ju ndalua vizita në Kosovë

Më: 2 maj 2024 Në ora: 22:05
Milorad Arlovin

Milorad Arlovin, kryetar i të ashtuquajturit Komitet për Ndihmë në Kosovë nga Banja Luka, nuk i është lejuar vizita në Kosovë, të cilën siç ka thënë ai e kishte planfikaur ta bëte për festën e pashkëve.

Në deklaratë, Arlov thekson se nuk e sheh pse Prishtina i referohet marrëveshjes së Brukselit të 14 nëntorit 2014, pasi ai nuk është president i asnjë institucioni qeveritar, por qytetar i Republikës Srpska, Bosnje dhe Hercegovinës dhe president i një organizate humanitare joqeveritare, dhe ka një dokument të vlefshëm nga Serbia.

“Pas pesë vitesh desha t’i mirëpres dhe t’i kaloj Pashkët dhe Shën Gjergjin në Kosovë e Metohi me popullin serb, me shumë miq, kumbarë, të falemi dhe të ndezim qirinj në Patriarkanën e Pejës, Manastirin e Graçanicës dhe Kishën e Shën Dimitrit.

Në Kosovska Mitrovicë, herën e fundit për Pashkë kam qenë në Kosovë dhe Metohi në vitin 2019, ku festën e kam festuar në manastirin e Graçanicës”, tha Arlov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat