​Samiti në Kotor, Vuçiq: Nuk do të jemi në BE para Ukrainës, do të duhet të presim edhe gjashtë vjet

Lajme

​Samiti në Kotor, Vuçiq: Nuk do të jemi në BE para Ukrainës, do të duhet të presim edhe gjashtë vjet

Më: 16 maj 2024 Në ora: 14:05
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ‘e di që askush nga ne nuk do të jetë pjesë e BE-së përpara Ukrainës’.

Vuçiq në Samitin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së ku po diskutohet Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor theksoi se ‘kur dhe nëse do të hyjmë së bashku me Ukrainën është një problem tjetër’.

Vuçiq shtoi se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e hapi temën se a do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Dhe vetëm një gjë për publikun këtu sepse Edi e hapi atë temë nëse do të jemi pjesë e Bashkimit Evropian apo jo, unë e di që nuk do të jemi pjesë e Evropës, asnjë prej nesh para se Ukraina të hyjë në Bashkimin Evropian. A do të mund të hyjmë në Bashkimin Evropian së bashku me Ukrainën apo jo, kjo është çështje tjetër dhe ju mund të thoni çfarë të doni, po ju them, inteligjenca ime po më thotë se kam të drejtë dhe nuk ka të bëjë me inteligjencën time, është për diçka që po ndodh, që do të thotë se ne do të duhet të presim edhe gjashtë vite të tjera, gjë që është gjithashtu në rregull. Ju jeni diku shumë popullor në vendin tim, Bashkimi Evropian nuk është aq popullor, ne nuk jemi aq të njohur, edhe pse ne jemi pjesa më e madhe e këtij rajoni dhe gjithsesi, kjo është diçka që do të na afrojë me Bashkimin Evropian dhe për këtë arsye jo vetëm që nuk do të mohoj rëndësinë e kësaj lloj nisme, por po e përgëzoj dhe po them edhe një herë shumë faleminderit të gjithëve që na mbështetët dhe që jeni kaq ndihmues”, theksoi ai.

Në Samitin e Kotorit po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat