5 fakte surprizuese rreth lumturisë

Life style

5 fakte surprizuese rreth lumturisë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Jo të gjitha përfundimet e studimeve shkencore rreth lumturisë janë të dukshme. Çfarë kemi mësuar pas kaq vitesh kërkime rreth psikologjisë pozitive? Kemi mësuar se marrëdhëniet sociale, si miqësore, ashtu dhe ato romantike, ndihmojnë shumë në lumturinë tonë.

Megjithëse ka shumë ndryshime individuale në atë çfarë na bën të lumtur, marrëdhëniet sociale janë shumë të rëndësishme. Në fakt, është pothuajse e pamundur që të gjejmë një njeri të lumtur, i cili të mos ketë miqësi kuptimplota të forta dhe/apo marrëdhënie romantike. Por, a është kërkimi i lumturisë vetëm një ushtrim për të konfirmuar atë që dihet? Sigurisht që jo. Ka shumë zbulime të tjera të psikologjisë pozitive, të cilat janë shumë surprizuese.

1. Fituesit e çmimit Oscar janë më të lumtur

Nuk është edhe kaq suprizues ky lajm, por merrni në konsideratë këtë: studimet tregojnë se aktorët që marrin një çmim në “Academy Awards” jetojnë më gjatë se sa aktorët që vetëm janë nominuar, por nuk kanë marrë çmim. Më tej, aktorët që fitojnë çmimin “Oscar” jetojnë më gjatë se sa kolegët që nuk e kanë fituar këtë çmim prestigjioz.

2. Shokët imagjinarë na bëjnë të lumtur

Është e qartë se fëmijët që kanë miqësi cilësore janë më të lumtur se ata që nuk kanë. Ajo që është e habitshme është fakti se edhe miqtë imagjinarë kontribuojnë në nivelin e tyre të lumturisë.

3. Ata që janë në kërkim të lumturisë janë më pak të lumtur

Njerëzit që janë vazhdimisht në kërkim të lumturisë dhe e kanë kthyer këtë gjë në një qëllim të jetës, në fakt janë më pak të lumtur se të tjerët.

4. Martesa na bën të lumtur

Njerëzit e martuar vazhdimisht shfaqin nivele më të larta të lumturisë, sesa njerëzit që nuk janë martuar asnjëherë. Kjo është e vërtetë pothuajse në të gjitha shtetet ku është studiuar ky efekt. Një përjashtim surprizues bën Irlanda, ku të dhënat për njerëzit e martuar raportojnë se ata janë më pak të lumtur sesa të rinjtë e pamartuar.

5. Optimizmi i madh nuk është gjithmonë kaq i madh

Optimizmi lidhet me shumë përfitime, përfshirë lumturi më të madhe, shëndet më të mirë, vetëbesim të lartë, si dhe nivele më të ulëta të depresionit, ankthit, vetmisë dhe stresit. Çfarë është surprizuese është, se kur bëhet fjalë për optimizmin, njerëzit ekstremisht të lumtur kanë disa efekte negative. Për shembull, ata kanë më shumë vështirësi të lënë duhanin, përjetojnë më lehtë shtatzëni të padëshiruar dhe mund të vdesin në moshë të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat