“Një muhabet personal ma nxorre kështu”, çfarë sekreti i zbuloi Juli-Rozës?

Mediale Vip

“Një muhabet personal ma nxorre kështu”, çfarë sekreti i zbuloi Juli-Rozës?

Më: 2 maj 2024 Në ora: 20:16
Juli dhe Roza

Siç e kemi parë, kohëve të fundit Roza dhe Juli janë përfshirë në debate të ashpra edhe pse dyshja ka patur marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

Dyshja ka vijuar të debatojë dhe ditën e sotme teksa Roza ka marrë një vendim, të mos jetë më ‘nën hijen’ e Julit, por siç duket kjo gjë nuk është pritur mirë prej banorit i cili e ka krahasuar Rozën me Riken dhe është shprehur se do të ketë të njëjtin fat të ish-banores, do të përfundojë jashtë shtëpisë.

Pjesë nga debati:

Juli: Mbas asaj që më the tek krevati që dua të godas dhe ty sepse dua t’i godas të gjithë. Kjo të nxjerr katastrofë.

Roza: Ajo burrëria nga gjysma e lartë që diskutove, ti nuk po e tregon.

Juli: Ti nuk po ruan as marrëdhënien.

Roza: A e nxorre muhabetin me shoqen time, tregoje tamam.

Juli: Tregoje ti se unë nuk e di.

Roza: Si je kështu more Juli? Një muhabet personal timin me Riken e nxjerr kështu? Një muhabet që unë e kam me shoqen time dhe ta them ty me mirëbesim?

Juli: E ke thënë para kamerave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat