Propozim: A pajtoheni që stadiumi i kombëtares shqiptare të quhet “Adem Jashari”, jo “Air Albania”?

Opinione

Propozim: A pajtoheni që stadiumi i kombëtares shqiptare të quhet “Adem Jashari”, jo “Air Albania”?

Nga: Faton Mehmeti Më: 14 tetor 2023 Në ora: 17:28
Faton Mehmeti

Kombëtarja shqiptare është shumë afër kualifikimit për Euro 2024 që do të zhvillohet në Gjermani.

Shqipëria që nga 17 nëntori i 2019 ndeshjet i zhvillon në stadiumin e ri “Air Albania”, një emër tregtar që nuk sintetizon asnjë ndjesi të tifozëve shqiptarë.

I nisur nga 2016, stadiumi i ri ka kushtuar diku 85 milionë euro, me një një kapacitet prej 22.500 vendesh që e bën stadiumin më të madh në Shqipëri.

Loja e bukur, rezultatet e mira dhe jetësimi i ëndrrës për europianin e ardhshëm ka bërë që shqiptarët të mishërohen si kurrë më parë me kombëtaren. Kënga “Mora fjalë” është shndërruar në himn të kombëtarës me idealin e komandantit legjendar Adem Jashari, figura më emblematike e kombit shqiptar.

Unifikimi që sjell Adem Jashari tek shqiptarët duke zgjuar ndjesinë e dashurisë ndaj atdheut çka rezulton me fitore të futbollistëve shqiptarë nga gjitha bota.

Në atë stadium ku kumbon kënga për komandantin legjendar duke shkruar historinë me idealin e njeriut që është vet historia, parashtrohet pyetja e natyrshme, pse nuk emërohet stadiumi “Air Albania” me emrin stadiumi kombëtar “Adem Jashari”.

I bindur se asnjë shqiptar s’do të ishte kundër, emri i Adem Jasharit do i bënte nder stadiumit të kombëtarës shqiptare çka edhe shton edhe më shumë motivin e lojtarëve për të luajtur me mish dhe shpirt në stadiumin në fjalë.

Njësoj siç veproi Adem Jashari duke luftuar deri në vdekje, ashtu edhe lojtarët do të luftonin deri “në vdekje” për të marrë fitore në stadiumin, në shtëpinë e të gjithë shqiptarëve kudo që janë.

Andaj, uroj të jetësohet dëshira, vullneti dhe kërkesa e të gjithë shqiptarëve që stadiumi kombëtar mos të ketë emër biznesi, por heroi, frymëzimi me emrin e Adem Jasharit që unifikon kombin në çdo sferë, duke përfshirë edhe futbollin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat