Opozitari serb kritikon Vuçiqin: Hoqe dorë edhe nga një pjesë e sovranitetit në Kosovës

Politika

Opozitari serb kritikon Vuçiqin: Hoqe dorë edhe nga një pjesë e sovranitetit në Kosovës

Nga: B.S. Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 12:48
Mllagjan Gjergjeviq

Kryetari i i Lëvizjes opozitare serve "Çlirimi", Mlagjan Gjordjeviq, i ka bërë thirrje kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të pranojë para qytetarëve se ka hequr dorë nga një pjesë tjetër e sovranitetit të Serbisë duke rënë dakord që autoritetet e Prishtinës të marrin sistemin e furnizimit me energji elektrike në veri të Kosovës.

Në një kumtesë, Gjorgjeviq ka përkujtuar se marrja e sistemit të furnizimit me energji elektrike në veri është dakorduar për 14 dhjetor dhe ka shtuar se Vuçiqi bëri kështu "edhe një në serinë vazhdueshme  të tradhëtive të Kosovës që nga Marrëveshja e Brukselit në 2013."

"Kjo e ka përkeqësuar më tej situatën për serbët e mbetur në veri të krahinës, të cilët janë midis kudhrës e çekanit  - qeverisë armiqësore në Prishtinë dhe regjimi tradhtar të Vuçiqit në Beograd," tha ai.

Ai hodhi poshtë pretendimet se furnizimi me energji elektrike në veri të Kosovës nuk do të rrezikohet në këtë mënyrë.

“Ata ia dorëzuan energjinë një kompanie shqiptare. Kjo do të thotë që kompania serbe nuk do të shpërndajë dhe, më e rëndësishmja, se pagesa dhe shkyçjet do të kalojnë në duart e shqiptarëve. Prishtina do të vendosë në mënyrë arbitrare nëse do të shkyçen familjet serbe, shkollat, kishat dhe qendrat shëndetësore - ndërsa ata pretendojnë se furnizimi nuk do të rrezikohet", tha ai sipas medieve serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat