Eksperti amerikan: Ky shtet duhet të ndërhyjë në dialogun mes partive në Kosovë për presidentin e ri

Politika

Eksperti amerikan: Ky shtet duhet të ndërhyjë në dialogun mes partive në Kosovë për presidentin e ri

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 10 dhjetor 2020 Në ora: 22:00
David L. Phillips, drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia në New York

David L. Phillips, drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia në New York, ka komentuar për situatën aktuale politike në Kosovë.

Ai për gazetën “Bota sot”, ka thënë se udhëheqësit politikë në Kosovë, duhet të gjejnë një zgjidhje pa shkuar në zgjedhje të reja.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të ndërmjetësojnë dialogun mes palëve në Kosovë. Phillips ka kërkuar që politikanët të përqendrohen në interesin kombëtar, e jo atë personal.

“Ky është një moment kur angazhimi i SHBA është thelbësor. Një i dërguar special i SHBA-së mund të ndihmojë dialogun midis palëve dhe t'i bëjë ata të përqendrohen në interesin kombëtar sesa në interesat më të ngushtë personal”, është shprehur për “Bota sot” eksperti amerikan.

Sipas tij, zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, do të përçojnë mesazhin e pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë, të cilin mund ta përdor më pastaj Serbia.

“Nëse udhëheqësit politikë të Kosovës nuk mund të arrijnë një marrëveshje, ka të ngjarë të ketë zgjedhje të parakohshme që mund të çojnë në pasiguri dhe paqëndrueshmëri, të cilat Serbia do t'i përdorë për të justifikuar pengimin e saj”, ka theksuar për “Bota sot” David L. Phillips.

Shteti që nga data 5 nëntor, udhëhiqet nga ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, i cili gjendet në paraburgim në Gjykatën Speciale, ku po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat