Naim Miftari tregon kush i vrau Ukshin Hotin, Behajdin Allaqin dhe Fehmi Aganin

Politika

Naim Miftari tregon kush i vrau Ukshin Hotin, Behajdin Allaqin dhe Fehmi Aganin

Nga: N. Sh. Më: 2 maj 2024 Në ora: 22:30
Behajdin Allaqi, Fehmi Agani dhe Ukshin Hoti

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka folur për tri figura të mëdha të historisë së Kosovës.

Miftari flet për atdhetarët Ukshin Hotin, Behajdin Allaqin dhe Fehmi Aganin.

Ai thotë se duhet të bëhet një analizë e thellë dhe korrekte për vrasjen e tyre.

“Pas analizës do të dilte sigurt se vrasja e atdhetarit dhe të burgosurit Ukshin Hoti, i cili nuk u ftua në delegacionin shqiptar të Rambujesë, atdhetarit Behajdin Allaqit dhe vrasja e Fehmi Aganit të vrarë nga zyrtarët e UDB-së, janë vrasje të koordunuara dhe të lidhura mirë ndërmjet veti”, thotë Miftari.

Ai shprehet se arsyeja e këtyre vrasjeve të tri figurave kombëtare dhe me peshë të madhe politike, është se paraqitnin rrezik të madh për shtetin serb.

“Që të tre këta, paraqitnin rrezik, potencial politik para luftës dhe gjatë luftës, e sidomos pas luftës në Kosovë, për argatët e tyre shqiptarë që UDB-ja dhe KOS-i serb i kishte futur bashkëpunëtorët e tyre në parti politike shqiptare në Kosovë dhe në lëvizje të ndryshme politike e ushtarake edhe në vet strukturat e larta të UÇK-së”, thekson tutje Miftari.

Ai përmend edhe arrestimin e Nait Hasanit, pastaj vrasjen e Zahir Pajazitti dhe Adem Jasharit.

“Arrestimi dhe prita që UDB-ja u bëri në fshatin Galicë në Vushtrri, 1996/97 kundër bashkëluftëtarit të Adem Jasharit, pastaj arrestimi i Nait Hasanit, arrestimi i grupit të Llapit, arrestimi në Drenicë i disave u paralajmërua, pastaj vrasja e Zahir Pajazitit, vrasja e Adem Jasharit..., tregon qartë që sigurimi serb KOS-UDB me bashkëpunëtorët e tyre kishin dëpërtuar thellë në UÇK, në vet rezistencën e armatosur shqiptare, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Evropë”, shprehet ai.

Ai tutje shprehet se pos shërbimeve armiqësore si UDB-ja de KOS-i serb, kundër çlirimit të Kosovës, punoi me shumë zell edhe shërbimi sekret francez dhe shërbimi sekret shqiptar SHISH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat