Arrestohet një person në Shkup, kërkohej nga autoritetet për vjedhje të rëndë

Shkupi

Arrestohet një person në Shkup, kërkohej nga autoritetet për vjedhje të rëndë

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 16:39
Arrestohet

Ministria për Punë të Brendshme ka njoftuar se në Shkup është arrestuar një vjedhës, i cili është i kërkuar për të vuajtur dënimin me 18 muaj burg.

“Sot në ora 12.25 në rrugën “Guadalahara” në Shkup, zyrtarë policorë nga Grupi Operativ Kërkimor në SPB Shkup e kanë arrestuar B.U.(40) nga Shkupi”.

“Ai kërkohej me urdhër qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muaj për veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236 të Kodit Penal", njoftoi MPB.

MPB njoftoi se personi do të dërgohet në institucionin penal kompetent për vuajtje të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat