Ndarja nga jeta e Kasem Hysenbelliut/ Përlotet ambasadori Dashnor Dervishi: E papritur e madhe për ne

Shqipëria

Ndarja nga jeta e Kasem Hysenbelliut/ Përlotet ambasadori Dashnor Dervishi: E papritur e madhe për ne

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 10:09
Foto Ilustrim

Ambasadori Dashnor Dervishi teksa mori pjesë në homazhet për presidentin e televizionit Fax News, Kasem Hysenbelliu, pohoi se ikja e tij ishte një goditje e madhe për familjen, miqtë, por dhe për median e lirë.

“Ishte e papritur e madhe për të gjithë ne. Ishte një goditje shumë e madhe për familjen e tij, për ne shokët, një mik i dashur. Ishte goditje për shtypin e lirë. Ishte e papritur e madhe, se përballojmë dot”, tha Dervishi, ndërsa ka qenë gjatë gjithë kohës i përlotur e me zërin që i dridhej.

Presidenti i televizionit “Fax News” Kasem Hysenbelliu, u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare pas një beteje me COVID-19, të cilën nuk mundi ta fitonte me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe mbështetjen e familjes.

Në nder dhe kujtim të tij po mbahen homazhe pranë “Prestige Hotel” dhe më pas ceremonia mortore është parashikuar të mbahet në orën 11:00 në Sharrë gjithmonë nën zbatimin e rregullave të sigurisë dhe masave anti-COVID. Miq, kolegë, bashkëpunëtorë e personalitete të ndryshme kanë marrë pjesë në homazhe duke vlerësuar figurën e z. Hysenbelliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat