Presidenti Meta i shqetësuar për situatën me Covidin: Qeveria të marrë masa, mos kursejë financimet

Shqipëria

Presidenti Meta i shqetësuar për situatën me Covidin: Qeveria të marrë masa, mos kursejë financimet

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 16:33
Ilir Meta

Shtimi i rasteve me Covid dhe rritja e numrit të viktimave ka vënë në alarme edhe Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Në një status në Facebook, Kreu i Shtetit marrjen e masave në mënyrë që mos përsëriten rastet kur pacientët presin në autoambulanca.

Në një status në Facebook, Presidenti Meta thotë se kërkohet një organizim i fortë, që u jep përgjigje të menjëhershme problemeve të shumta dhe shpesh të dhimbshme të qytetarëve lidhur me COVID-19.

“Shpreh shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e situatës së pandemisë COVID-19.

Rastet e shtuara të humbjeve së jetëve, si dhe të qytetarëve të infektuar, përbëjnë një preokupacion madhor.

Shtimi i urgjencave me qytetarë të prekur nga COVID-19 në gjendje të rëndë, të cilët vijnë drejt spitaleve të Tiranës dhe detyrohen të presin gjatë në autoambulanca, kërkon marrjen e masave të menjëhershme, që kjo situatë të mos përsëritet.

Kërkohet një organizim i fortë, që u jep përgjigje të menjëhershme problemeve të shumta dhe shpesh të dhimbshme të qytetarëve lidhur me COVID-19.

Çdo ankesë e qytetarëve, duhet trajtuar me përgjegjësi maksimale dhe në mënyrë urgjente, pasi çdo vonesë rrezikon jetë dhe kjo është e papranueshme”, shkruan Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit mbyll postimin e tij duke i bërë apel qeverisë që të bëjë maksimumin në këtë luftë.

“Qeveria duhet të bëjë maksimumin në këtë luftë me pandeminë, duke mos kursyer financimet e nevojshme dhe mobilizimin e organizuar të të gjitha resurseve njerëzore për përballimin e saj.

COVID-19 është një armik i rrezikshëm dhe duhet trajtuar si i tillë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së çdo qytetari”, shkruan Ilir Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat