Kryeministri rrëzon kritikët ndaj spitaleve, me vlonjatin që kaloi Covid: Të paktën 10 mjekë më rrinin te koka!

Shqipëria

Kryeministri rrëzon kritikët ndaj spitaleve, me vlonjatin që kaloi Covid: Të paktën 10 mjekë më rrinin te koka!

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 17:13
Kryeministri rrëzon kritikët ndaj spitaleve, me vlonjatin që kaloi Covid: Të paktën 10 mjekë më rrinin te koka!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër mesazh nga një pacient, i cili tashmë e ka fituar betejën me koronavirusin.

Kastriot Karabolli, 62-vjeçari nga Vlora, bën apel që qytetarët të mos neglizhojnë marrjen e shërbimit spitalor në rast se kanë simptoma të COVID.

Karabolli thotë se gjatë periudhës që ka qenë i shtruar në spitalin Infektiv është hasur me një shërbim shembullor nga ana e stafit.

“Unë jam Kastriot Karabolli nga qyteti i Vlorës, 62-vjeç. Jam një nga pacientët që kam kaluar koronavirusin. Unë eca 6-7-8 ditë me atë kollën e fortë. Vajta bëra skanerin dhe më doli 70% e prekur mushkëria. Shkova në shtëpi dhe mora 127. Pastaj shkova te spitali COVID1 në Tiranë. Më erdhën mjekët, të paktën 10 veta te koka”.

“Turp të kenë ata që thonë që mjekët, nuk të sjellin një pikë. Nëse kërkoje një pikë ujë të vinin 5 shishe. Të thoshe infermier të vinin tre infermierë. Najada Çomo dhe ekipi i saj janë heronj. I përshëndes nga zemra të gjithë se ishte një shërbim i shkëlqyer. Dëgjoj nga këta që thonë që nuk i japin asgjë, Turp të kenë. Populli t’i besojë më shumë mjekëve. Unë them se kjo është një betejë për jetën që duhet ta fitojmë të gjithë së bashkë”, shprehet Karabolli në një video që u bë publike nga kryeministri, Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat