Biseda prekëse mes pacientëve me Covid dhe familjarëve: Pa merak, do bëhesh mirë

Shqipëria

Biseda prekëse mes pacientëve me Covid dhe familjarëve: Pa merak, do bëhesh mirë

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 17:21
Pacientët me Covid

Në situatën e pandemisë, në të gjithë spitalet Covid në Shqipëri, stafet mjekësore sipas ministrisë së Shëndetësisë, po kujdesen që pacientët të komunikojnë me familjarët për t’i informuar për gjendjen e tyre shëndetësore.

Një mënyrë e re komunikimi përmes tabletave të posaçme është vendosur në dispozicion që mes pacientëve dhe familjarëve të mos mungojë komunikimi për t’iu dhënë zemër të shtruarve në spital me covid-19.

Manastirliu ka publikuar një video nga momentet që pacientët flasin me familjarët e tyre në shtëpi, por edhe jashtë ambienteve të spitalit.

“Jemi shumë mirë, edhe ti do të bëhesh mirë fare, pa merak fare. Si dukesh mirë, shyqyr, shyqyr, mashalla” dëgjohen në video familjarët duke motivuar të afërmit e tyre në spital.

Çështja e komunikimit mes të shtruarve dhe familjarëve mbetet ende një temë e mprehtë për shumë shqiptarë. Mes tyre ka dëshmi të vazhdueshme jo vetëm për moslejimin e komunikimit me telefon, por edhe për afera korruptive nga infermierë, mjekë dhe grupet e ambulancave. Për këtë çështje noa.al po përgatit një raport me dëshmi konkrete që do të publikohet gjatë javës së re, duke pritur dhe qëndrimin e MSH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat