Kërkoi masë më të butë sigurie, GJKKO vendos për ish-kryebashkiakun Safet Gjici

Shqipëria

Kërkoi masë më të butë sigurie, GJKKO vendos për ish-kryebashkiakun Safet Gjici

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 13:16
Safet Gjici

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ppër ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin.

Sipas burimeve për EuroNews Albania, Safet Gjici kishte kërkuar një masë më të lehtë sigurie sesa “arresti me burg”, gjë që u refuzua.

Kujtojmë se Gjici u arrestua pas skandalit seksual në zyrën e tij me Alma Kaçin, një ngjarje që mori në vëmendje të gjerë.

Pas ngjarjes, SPAK zbuloi se veç skandalit, aty kishte diçka më shumë. SPAK më herët ka dërguar kërkesën për gjykim ndaj Gjicit për veprën penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror apo i të zgjedhurve vendor”, ndërsa Kaçi akuzohet për “korrupsion aktiv”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat