Balla paralajmëron rritje pagash të efektivëve të policisë në korrik: Në Spanjë u arrestuan dy personazhe të njohur të botës së krimit

Shqipëria

Balla paralajmëron rritje pagash të efektivëve të policisë në korrik: Në Spanjë u arrestuan dy personazhe të njohur të botës së krimit

Më: 2 maj 2024 Në ora: 11:17
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla paralajmëroi sot një një rritje të madhe pagash për efektivët e policisë në korrik.

Deklaratën ai e bëri gjatë interpelancës në Kuvend me deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

“Sot Shqipërisë i është pastruar imazhi i nxirë nga një e shkuar e rëndë shumë vjeçare. Çfarë thotë turistët kur vijnë në Shqipëri? Fjala e parë që artikulojnë është “siguria”. Janë turistë që vijnë nga vende ku siguria nuk është problem. Ata thonë se “del në Tiranë natën dhe nuk ke ndjesi që dikush do të vijë të vjedhë orën apo do të marrë çantën”. Kjo ndodh në disa qytete europiane. E kemi mbyllur vitin 2023 me 0 ngjarje kriminale fatale ndaj vizitorëve të huaj. Na duhet ti ofrojmë më shumë mbështetje policisë së shtetit. Jemi në fazën e fundit të konsultimeve me kryeministrin dhe ministrin e financave për t’i akorduar një rritje të madhe policëve në korrik”, tha Balla.

Sipas tij “Goditjet e forta kundër grupeve kriminale vijojnë të intesifikohen. Janë arrestuar në Itali dhe Spanjë dy personazhe të tjera të botës së krimit që do të ekstradohen. Në 2023 ishte niveli më i ulët i ngjarjeve kriminale. Ishin 35 krahasuar me 107 në vitin 2013, ishin 124 në 2012. 28 janë ngjarje të zbuluara dhe fatkeqësisht ⅓ e tyre janë ngjarje krimi në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat