Mësohet se kush janë viktimat në Dropull, u gjetën të vdekur dhe me shenja dhune brenda banesës

Shqipëria

Mësohet se kush janë viktimat në Dropull, u gjetën të vdekur dhe me shenja dhune brenda banesës

Më: 2 maj 2024 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Mediat kanë siguruar emrat e dy viktimave që u gjetën me shenja dhuna brenda banesës së tyre në fshatin Bodrisht të Dropullit.

Bëhet me dije se ata janë çifti bashkëshortëve Kosta Ilia, 84-vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88-vjeçe.

Sipas policisë në trupin e viktimave janë konstatuar dhenja dhune që dyshohet se janë shkaktuar nga goditjet me sende të forta.

Ajo që shqetëson autoritetet është fakti se në shtëpinë e të moshuarve nuk janë gjetur thyerje të xhamave, apo dyerve, dëshmi që lë të hapur mundësinë që krim të jetë kryer nga një i njohur apo i afërm i çiftit.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat