'Burgosi' fëmijët e tij në banesë, Aleks Marku del të premten para togave të zeza

Shqipëria

'Burgosi' fëmijët e tij në banesë, Aleks Marku del të premten para togave të zeza

Më: 17 maj 2024 Në ora: 13:31
Aleks Marku

Aleks Marku 40-vjeçari që u arrestua nga forcat RENEA, pasi mbajti peng dy fëmijët e mitur, del sot para gjykatës. Marku pritet të njihet me masën e sigurisë.

40-vjeçari në dëshminë e tij të dhënë për grupin hetimor ka thënë se ka qëlluar me armë pasi dyshonte se do ta sulmonin, personat me të cilat kishte konflikte.

Ndërkohë në Lezhë nuk rezulton të ketë pasur precedent. Sipas bashkëshortes ai ka qenë në arrest shtëpie në Itali për armëmbajtje pa leje dhe se ishte larguar dhe ishte kthyer në Shqipëri.

Prej një viti kishte blerë një banesë në Lezhë, ndërsa kishte pak kohë që ishte vendosur në Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat