Alberti prej 18 vitesh nuk lëviz, familja kërkon ndihmë për operim

Sociale

Alberti prej 18 vitesh nuk lëviz, familja kërkon ndihmë për operim

Më: 3 maj 2021 Në ora: 16:22
Alberti prej 18 vitesh nuk lëviz, familja kërkon ndihmë për operim

Moderatori Labinot Gashi, mbrëmë ka marrë iniciativë që familjes Krasniqi nga Rahoveci, të iu dalë në ndihmë për djalin e tyre, Albert Krasniqi.

Alberti, ka 18 vite që nuk mundet të lëviz, ai ka bërë një operacion në Turqi, ku ky operacion është përfunduar me sukses. Familjes Krasniqi, i duhet edhe një tjetër operacion për djalin, i cili ka shpresa qe pas 18 viteve të lëvizë.

Ky operacion do t’i kushtoj 21 mijë euro dhe Labi se bashku me spitalin OrtoMedica Hospital i kanë bërë të mundur të realizohet, por i duhet vetëm edhe 11 mijë euro për këtë operacion.

E mbrëmë në mesin e shumë shikuesve, e sponzorave të emisionit të cilët kontribuuan ishte edhe këngëtari që ju bashkua kësaj iniciative Alban Mehemeti, ai dhuroi mbrëmë në emision 1000 euro.

Për të ndihmuar: NLB BANKA IBAN: XK05 1705 0135 0013 4870 EMRI : ALBERT KRASNIQI – 21000 RAHOVEC SWIFT CODE: NLPR XK PRV kontakti i familjes: +383 46 145 416.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat