Wimbledon nis me spektakël, përballje italianësh në start

Tenis

Wimbledon nis me spektakël, përballje italianësh në start

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 23:41
Pamje nga atmosfera

Hidhet shorti/ Wimbledon nis me spektakël

U hodh mesditën e së premtes shorti i turneut të Wimbledonit. Nis me spektakël ashtu siç edhe është ky kompeticion, teksa 2 italianët Lorenzo Sonego dhe Matteo Berretini do të përballen mes tyre që në ndeshjen e parë të turneut.

Disi me fat, por jo pa vështirësi mund të konsiderohet shorti për Jannik Sinner i cili do të sfidohet nga argjentinasi Cerundolo. Dita e sotme i buzëqeshi spanjollit Carlos Alcaraz i cili “peshkoi” francezin Jeremy Chardy.

Përballjet e forta me shumë gjasa do të jenë në fazën e 1/8 ku parashikohet një sfidë mes Novak Djokovic dhe Lorenzo Musetti, por nuk bën përjashtim as dueli potencial Sinner-Fritz.

Shumë duele që shoqërohen me mijëra pikëpyetje, me një turne “të nxehtë” që na pret në ekranin e Supersport live dhe ekskluzivisht prej datës 3 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat