Carlos Alcaraz fiton

Tenis

Carlos Alcaraz fiton

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 14:00
Carlos Alcaraz

Në fushat me bar të Londrës vijon grand slam i Wimbledon me ndeshjet e prapambetura të turit të dytë dhe ato të turit të tretë. Kështu, numri 1 në botë, spanjolli Carlos Alcaraz, mundi 3-0 francezin A.Muller, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë.

Nga gara është eliminuar idhulli i shtëpisë, britaniku Andy Murray, që u mund 3-2 nga greku Stefanos Tsitsipas (numri 5 në botë), në një ndeshje që zgjati gati 5 orë.

Në raundin e tretë shkon edhe numri 3 në botë, rusi Daniil Medevdev, që mundi 3-0 francezin A.Mannarino. Më tej avancojnë danezi Holger Rune (numri 6), italiani Janick Sinner (numri 8), gjermani Alexander Zverev e kanadezi Denis Shapovalov.

Nuk ka surpriza te femrat, teksa pa probleme fitoi polakja Iga Swiatek, numri 1 në botë, që mundi 2-0 kroaten P.Martic. Më tej avancon edhe numri 2, bjellorusja Aryna Sabalenka, që mundi 2-1 francezen V.Gracheva.

Një biletë për më tej sigurojnë edhe Ons Jabeur e Tunisisë, Jessica Pegula e Amerikës dhe cekja Petra Kvitova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat