Detaje të reja nga shpërthimi i zjarrit në qendrën e re tregtare në Tetovë

Tetova

Detaje të reja nga shpërthimi i zjarrit në qendrën e re tregtare në Tetovë

Më: 6 janar 2023 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Sipas njoftimeve të para nga zjarrfikësit, zjarri në qendrën e re tregtare në Tetovë ka shpërthyer në një lokal në katin e tretë i cili nuk ka qenë në shfrytëzim, por është shfrytëzuar si depo.

“Zjarri është paraqitur në orën 15:40.

Menjëherë është bërë ndërhyrje me dy vetura të zjarrfikësve dhe për një periudhë të shkurtër zjarri është shuar.

Nuk ka persona të lënduar, por ka vetëm dëme materiale”, njofton Avni Ahmet nga Brigada e Zjarrfikësve në Tetovë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat