Vlorë, arrestohet i shumëkërkuari nga drejtësia spanjolle

Vlora

Vlorë, arrestohet i shumëkërkuari nga drejtësia spanjolle

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Kapet dhe vihet në pranga në qytetin e Vlorës, një i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë Spanjolle, pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit.

Arrestimi i 33-vjeçarit u bë pasi Gjykata e Castellon Spanjë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafik droge”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.

Shiqtari në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë e spanjollë, merrnin shtëpi me qera në zonën e Castellonit dhe i përshtasnin për të kultivuar bimë narkotike me anë të llambave.

Pas arrestimit, autoritetet pritet të kryejnë të gjithë procedurat e nevojshme për ekstradimin e tij nga Shqipëria në drejtim të Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat