Drita ndriçon në Skenderaj, fiton me përmbysje 

Volejboll

Drita ndriçon në Skenderaj, fiton me përmbysje 

Më: 2 maj 2024 Në ora: 23:22
Drita

Akti i dytë i serisë së finaleve të Play-Off-it në Raiffeisen Superligën A të volejbollit te vajzat, ka sjellë edhe një dramë tjetër prej 5 setash, ku Drita fitoi 3:2.

“Gjithçka dukej se po shkonte mbarë për skuadrën nikoqire, kur Skenderaj e fillon në formë të shkëlqyer ndeshjen, pasi avancon 2:0, pas dy setave të parë të fituar 25:17 dhe 25:21.

Mirëpo kampioni në fuqi, dukej se kishte rezervuar befasi, për pjesën e mbetur të ndeshjes.

Drita solli një rikthim tjetër për mbamendje, kur i fitoi tri periudhat vijuese, me rezultat 25:13; 25:22 dhe 15:11, për ta bërë edhe hapin e dytë drejt mbrojtjes së titullit.

Ndeshja e tretë finale luhet të dielën në “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan”, njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat