Duro largohet nga Struga

Futboll

Duro largohet nga Struga

Nga: K.G.fu Më: 2 maj 2024 Në ora: 11:44
Duro

Shpëtim Duro largohet nga skuadra e kampionit në fuqi, Struga Trim Lum.

Humbja e djeshme në Kavadar, me rezultat 3:2 nga Tikveshi, i ka kushtuar shtrenjtë Duros, nuk është më trajner i Strugës.

 

"FC Struga Trim Lum njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me shefin e stafit teknik, Shpëtim Duro. Bashkëpunimi me trajnerin Duro ndërpritet me marrëveshje të dyanshme.

Me këtë rast, FC Struga falënderon Duron për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën tonë në kampionatin e vendit dhe garat europiane, gjithashtu i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen", njofton FC STruga.

Shkëndija kryeson me 58 pikë, pasojnë Struga TL me 58 e Shkupi me 58 pikë pas javës së 30-të në elitën e futbollit maqedionas. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat