Ballkani - Dukagjini, do ta drejtojë Visar Kastrati

Futboll

Ballkani - Dukagjini, do ta drejtojë Visar Kastrati

Më: 2 maj 2024 Në ora: 15:39
Ballkani

Janë caktuar sot përmes shortit gjyqtarët që do t’i drejtojnë ndeshjet e xhiros së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Pesë ndeshjet e kësaj xhiroje do të zhvillohen në të njëjtin orar, të dielën nga ora 15:00.

Duelin mes Ballkanit dhe Dukagjinit do ta drejtojë referi kryesor Visar Kastrati.

Përballjen tjetër interesante mes Llapit e Feronikelit ’74 do ta drejtojë referi kryesor Bardh Ajeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat