Partizani jep lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të presidentit të nderit

Futboll

Partizani jep lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të presidentit të nderit

Më: 2 maj 2024 Në ora: 21:14
Resul Demi

Klubi i Partizanit ka dhënë sot lajmin e ndarjes nga jeta të presidentit të nderit të Partizanit, Resul Demi, i cili është babai i presidentit të të kuqve, Gazment Demi.

Të kuqtë i kishin kushtuar atij njëzëri fitoren në derbin ndaj Tiranës pas suksesit të fundjavës.

"Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Resul Demi Presidenti i nderit dhe babai i presidentit të FK Partizani Gazment Demi.

Klubi Partizani është pranë familjes Demi në këtë moment të vështirë dhe njëkohësisht përcjellim ngushëllimet më të sinqerta Familjes dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme.

I paharruar do të mbetesh presidenti ynë", njofton KF Partizani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat